Lindi më 1904, në Aliko të Sarandë. Me vendim nr. 137, datë 2 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka sabotuar ligjet dhe urdhërat e shtetit, ka urryer reformat e pushtetit, ka propaganduar në favor të reaksionit grek dhe ka qenë i lidhur me reaksionarë dhe të arratisur», dhe e dënoi me 5 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. U lirua më 1947. Me vendim nr. 97, datë 7 korrik 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 9 vjet burg, humbjen e të drejtës për 3 vjet kohë kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 210
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.