Valentin Negri | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Valentin Negri |
Vendlindja: | Shkodër |
Vendbanimi: | Berat |
Datëlindja: | 14/2/1931 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 3/1/1945 |
Fundi i Internimit: | 30/1/1947 |
Lindi më 14 shkurt të vitit 1931. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 12, datë 29 maj 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Beratit, prej datës 3 janar 1945 deri më 30 janar 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 73