Lindi më 4 prill të vitit 1941, në fshatin Peshtan të Beratit. Më 14 tetor 1969, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie.

Në vitin 1973, vuante dënimin në kamp-burgun e Spaçit ku mori pjesë në revoltën e të burgosurve që zgjati nga 21 deri më 23 maj të atij viti. Pas shtypjes së saj, u ridënua.  Më 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e ridënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë për «krimin e sabotimit duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda». Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 gusht të po atij viti.

 

Burimi: AISKK, F. 1 V. 2012, D.1, Fl. 668.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.