Lindi më 10 korrik të vitit 1925, në Libohovë. Në moshën 17-vjeçare aderoi në Ballin Kombëtar. Në vitin 1945 u arratis në Greqi, ku u inkuadrua në forcat Aleate. Pas gjashtë muajsh, u kap në kufi. Më 9 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për "dhënie informacioni të huajve kundër shtetit". Pas kryerjes së dënimit, u internua për 29 vjet në Mamurras. U lirua në vitin 1991. Ka ndihmuar përmes librave të tij në dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Botimet e tij janë: «Fundi i udhës së gjatë», 1999; «Gjysmë shekull në kthetrat e djallit», Tiranë, 2003; «Genocidi mbi eliten intelektuale të kombit shqiptar nën terrorin komunist, Tiranë, 2007; «Genocidi gjysëmshekullor në Shqipëri, «Emal», Tiranë, 2010.

Tomorr Alikoja është dhe autor i skenarit të filmit dokumentar «Zhdukja e inteligjencës shqiptare gjatë vitëve 1944-1951 », prodhim i Televizionit Publik Shqiptar (2008).

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 139
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.