| Tomi Kondakci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tomi Kondakci |
| Atësia: | Fillota |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1959 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes të mbetur në tentativë" ,"për agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Hetuesi: | Petrit Lila, Arqile Dine |
| Prokurori: | Vaskë Pano |
| Vendimi: | Nr. 130 |
| Data e Vendimit: | 24/07/1980 |
| Gjykatësi: | Vera Halili |
| Gjykata: | Gjykata Korçë |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1980 |
| Burgu: | Burgu i Qafë Barit ne vitin 1987 |
Lindi më 1959, në Korçë. Më 24 korrik 1980, me vendim nr. 130, Gjykata Korçë e dënoi "për tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes së mbetur në tentativë" dhe "për agjitacion e propagandë", me 12 vjet burg.
U ridënua me dy vite të tjera sepse nuk pranoi të spinunonte një shokun e tij. U lirua në vitin 1987 me dekret të Kuvendit duke bërë vetëm 7 vjet e 8 muaj burg nga 14 vjet që u dënua, pasi përfitoi nga puna.
Vuajti dënimin dhe punën e rëndë në Spaç dhe Qafë-Bari.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 304
Burimi: AISKK, Fondi 1, viti 2015, dosja 21, fl. 476.
