Lindi më 1886, në Korçë. I biri i Theodhorit dhe Katerinës. Pasi kishte mbaruar shkollën qytetase, kishte emigruar në SHBA me familjen, ku kishte punuar si marangoz dhe kishte ushtruar veprimtari politiko-shoqërore duke fituar emër të mirë mes komunitetit të emigrantëve. Nga fillimi i viteve '30, jetonte në Shqipëri, duke ruajtur korrespondencën me emigrantët shqiptarë në SHBA.

Ishte i martuar dhe kishte dy vajza.

Është arrestuar më 20 shkurt 1951 pas hedhjes së dinamitit në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë dhe ekzekutuar pa gjyq, mes 22 vetash, më 26 shkurt 1951.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 196
Burimi: Thoma Katundi, një nga 22 të pushkatuarit për bombën në ambasadën sovjetike – nga Osmon Kaceli, voal.ch
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.