Lindi në fshatin Leusë të Përmetit, në vitin 1899.

Më 1906-1914 ndoqi filloren në gjuhën greke në vendlindje. Më 1915-1917 dhe 1919-20 ndoqi gjimnazin grek në Korçë. Më 1917-1919 mësues i gjuhës shqipe në Leshnicë dhe Leusë. Më 1920-21 ndoqi gjimnazin e Janinës. Më 1922-1930 student në Berlin. Më 1931-1936 inxhinier në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1937-44 sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1944-45 në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1945-47 zëvendësisht drejtor i ujërave në M. e Punëve Botore. Më 1947-51 shef i sektorit të ujërave në Ministrinë e Punëve Botore. Fliste greqisht, gjermanisht, italisht e pak frëngjisht.

U arrestua më 23 shkurt 1951 dhe më 11 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake Teritoriale e deklaroi fajtor "se ka ndihmuar grupin e sabotatorëve të Maliqit", "ka sabotatuar kanalin e Bedenit" dhe për "krimin e agjitacionit e propagndës" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.

Një inxhinier me kontribute në ndërtimin e veprave hidrike në Shqipëri.

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 49-50
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.