Theodhor Mihali | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Theodhor Mihali |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Fier |
Datëlindja: | 15/5/1917 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 15/4/1962 |
Fundi i Internimit: | 19/10/1984 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 15 maj 1917. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 8 prill 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi Korçë në Shyllas të Fierit, prej 15 prillit të vitit 1962 deri më 19 tetor 1984.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 344