Lindi më 1912 në Shijak. I biri i dëshmorit të atdheut, ushtarakut të shquar Masar Dalip Deliallisi rënë në përpjekje për shuarjen e kryengritjes së Mirditës. Ishte Masar Deliallisi ai që siguroi me shijakasit mbrojtjen e Ismail Qemalit rrugës për në Vlorë deri në kalimin e lumit Shkumbin në vitin 1912 dhe që siguroi mbrojtjen e qeverisë kombëtare që doli nga Kongresi i Lushnjës. Tefiku, mësues atdhetar e demokrat, iu bashkëngjit “Grupit opozitar të deputetëve” dhe u pushkatua bashkë me ta nga regjimi komunist. Dekoruar me titullin e lartë “Nder i kombit”.

 

 

Burimi: AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 929
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.