I ati, Keqo Sadiku ishte një luftëtar patriot dhe oficer i Mbretërisë. Në vitet 1942-1943, edhe Taroja merr pjesë në luftimet kundër fashistëve duke u angazhuar me çetat nacionaliste. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, caktohet komandant poste i Kelmendit, por shumë shpejt lirohet nga detyra sepse nuk pranoi të hynte në Partinë Komuniste dhe as të tradhtonte luftëtarët antikomunistë të Malësisë. Në korrik 1948 arrestojnë të atin si oficer zogist dhe po kërkonin të arrestonin edhe Taron. Në këto kushte, Taroja dorëzohet vetë në rajon, ku e arrestojnë menjëherë dhe e çojnë në burgun-hetuesi. Pas disa ditësh marrjesh në pyetje dhe torturash, nga rrahjet e shumta, Taroja humb jetën.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.