Nëna e një prej organizatorve kryesorë të revoltës së Zhapokikës, Xhemal Asllanajt. Vjeshtën e vitit 1948, kur shpërtheu revolta, familjet e pjesëmarrësve u internuan, përfshirë familjen e Xhemalit. Tajane Asllanaj u internua për disa muaj në kamp në Tepelenë me bashkëshorten e Xhemalit, Sambreten, dy fëmijët e Xhemalit dhe dy fëmijët e djalit tjetër, Xhemilit, i cili u burgos si pjesëmarrës në revoltë.

Më 5 mars 1952 u arrestua së bashku me Sambreten sepse ishin takuar me Xhemalin që vinte në Shqipëri dhe shkonte në zonën e Luftinjës dhe Zhapokikës. Tajanën dhe Sambreten i mbajtën në arrest për 8 muaj e 27 ditë dhe i liruan më 30. 11. 1952.

U internuan disa herë në fshatrat e Lushnjës gjithmonë me akuzën se takoheshin me Xhemalin kur ai hynte fshehurazi në Shqipëri.

Burimi: Revolta në Zhapokikë, 1948, Xhezo Cana, ISKK, Tiranë 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.