Lindi më 1870, në Peshkëpi, Vlorë. Më 27 gusht 1945, me vendim nr. 71, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor si «kriminel lufte» dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Me amnistinë e vitit 1945, i ulet dënimi në 10 vjet burg. Vdiq në Burrel më 1947. Më 22 qershor 1945, me vendim nr.80, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kotës urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Si në shumë rast të tjera, pasuria është sekuestruar pa vendimin e gjykatës, i cili ka dalë më vonë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 360
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.