Lindi më 1914, në Filat, Çamëri, Greqi. Ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, i gjykuar me grupin “çam” të Teme Sejkos. Më 15 maj 1961, me vendimin nr. 5, Gjykata e Lartë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut“, “për organizim dhe pjesëmarrje në banda të armatosura“ dhe “për agjitacione propagandë“. U dënua me pushkatim, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës dhe të dekoratës. Është ekzekutuar më 30 maj 1961.

 

 

Burimi: Agim Musta Mandelët e Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë 1992, f. 66.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.