U lind në Tiranë. Kreu studimet e larta në Torino, ku u diplomua në dy degë dhe në degën kryesore, veterinari, mori titullin doktor shkencash. U arrestua në Itali për veprimet dhe qëndrimet e tij antifashiste. Kur kthehet në Shqipëri angazhohet me forcat e Ballit Kombëtar dhe shkon të luftojë për lirinë e Kosovës. Në 1944, pushkatohet i ati, Muharrem Lleshi, nga forcat komuniste, mes 37 intelektualësh. Caktohet drejtor i gjimnazit të Gjakovës dhe vazhdon veprimtarinë e tij atdhetare derisa dënohet nga shteti jugosllav me 12 vite burg. Në vitin 1947 vritet në inskenimin gjakatar të 11 gushtit në burgun e Sheremetit, Pejë. Të dënuarve iu tha të iknin sepse ishin dënuar pa faj dhe kur ishin duke u larguar i qëllojnë dhe vrasin.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.