Tenor dhe skenograf. I diplomuar në Pragë. Me shumë role të rëndësishme në Operan Shqiptare dhe skenografi të realizuara.

U arrestua në vitin 1963 për tentativë arratisjeje me të vëllanë, ushtarakun e lartë, Thoma Rafaeli dhe disa persona të tjerë. U dënua me 20 vite burg, ndërsa i vëllai u pushkatua. Më pas, Stavrit dënimi iu bë 15 vite. Fillimisht punonte në bibliotekën e burgut ku vizatonte parrullat, por pasi nuk pranoi të bashkëpunonte me Sigurimin, u çua për punë fizike në Laç, në kriporen e Vlorës dhe në Spaç.

Pas daljes nga burgu, punon në ndërmarrjen e pyjeve si punëtor krahu. Pas viteve '90, u largua me bashkëshorten, e cila e priti me devotshmëri duke jetuar dhe punuar e internuar në Fier, dhe fëmijët në Hungari. Bashkëshortja e tij, Maria Rafael, pianiste hungareze, mban titullin Qytetare Nderi e Fierit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.