Ka lindur në Skenderbegas, Gramsh më 15.04.1930. Në vitin 1958 është vendosur familjarisht në qytetin e Gramshit. Skënder Çoniku, me profesion ndërtues i qytetit të Gramshit, pasardhës i nacionalistit File Çoniku (dënuar nga regjimi në vitin 1952 me 6 vjet burgim), përndiqej hap pas hapi nga lufta e klasave. Në mbrëmjen e 31 tetorit 1986 i arrestojnë për arsye politike në banesë dy djemtë, Fatbardhin (dënuar me 6 vjet burgim më datën 09.01.1987) dhe Adilin i cili kundërshtoi policinë (dënuar me 2 vjet burgim dhe 3 vjet internim më datën 27.12.1986). Me vendim nr. 03 datë 06.04.1987 të Komisionit Qendror të Internim - Dëbimeve Tiranë, është internuar familjarisht për motive politike për 5 vjet në fshatin Kodovjat të Gramshit. Me vendim nr 30/24 datë 23.04.1987 të Këshillit Popullor të Qytetit Gramsh dhe Vendimit datë 15.05.1987 të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Gramsh është shpronësuar nga banesa private. Është kthyer familjarisht nga internimi në banesën e tij më 23.12.1989. Ka ndërruar jetë më datën 20.02.1990 nga leuçemia.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.