Tregtar dhe pronar i njohur në Tiranë që u godit rëndë nga reformat, pasi iu shtetëzuan 8 dyqane, 2 shtëpi dhe disa toka.

U dënua 3 herë nga regjimi komunist. Herën e parë në vitin 1945, kur u dënua me 10.000 franga shqiptare gjobë dhe 1 vit liri me kusht për «fshehje pasurie» dhe «kriminel lufte».

Herën e dytë u dënua në vitin 1951 me 6 vjet heqje lirie për disa akuza me karakter politik. U lirua në vitin 1955.

Herën e tretë u dënua në vitin 1969, kur punonte si axhustator në repartin e hekurit të kooperativës "17 Nëntori" në Tiranë. U akuzua së bashku me 9 persona të tjerë, për "dëmtim të pasurisë socialiste" dhe "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me 14 vjet heqje lirie.

Burimi: F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 208-209.
Burimi: Terrori komunist i vitit 1951, Kastriot Dervishi, ISKK, 2017
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.