Simo Xhoxhi ose Simo Stefa, nga fshati i Badëlonjë i Përmetit u dënua me burg nga komunistët, megjithëse ishte edhe vetë anëtar i partisë komuniste.

Në moshën 17-vjeçare kishte qenë në kampet e përqendrimit të nazizmit nga kishte shpëtuar. Ishte kthyer në atdhe dhe ishte bashkuar me komunistët, por sigurimi nisi të dyshonte për qëndrimet e tij dhe e vuri në përpunim aktiv. Pas 15 vitesh ndjekjeje u arrestua dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie më 8 mars 1975. Akuza ishte agjitacion e propagandë e mbështetur në shpifjet e dëshmitarëve të rremë.

Vendimin nr.8 të Gjykatës së Rrethit Përmet e la në fuqi edhe Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatë së Lartë me vendimin nr.81 të 31 marsit 1975.

Burimi: Skenare te pergjakur Permeti, 1943-1990, Xhafer Sadiku, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.