I dënuar me burg nga viti 1966 deri 1990. Fillimisht u dënua për tentativë arratisjeje për në Jugosllavi. U ridënua kur ishte në burgun e Spaçit, pas revoltës.

Gjykata Popullore e Rrethit Mirditë, e përbërë nga Filip  Lako kryetar dhe Gjin  Pali e Pjetër  Nikolli ndihmësgjyqtarë, me pjesëmarrjen e prokurorit Zef  Deda me vendimin nr.29, datë 30.6.1973, e deklaroi fajtor dhe përveç konfiskimit të pasurisë dhe humbjen e së drejtës zgjedhore e dënoi me 15 vjet burg.

Teksa vuante dënimin e dytë, u dënua për herë të tretë në vitin 1979 me dy vite të tjera për "kundërshtim të përfaqësuesve të shtetit".

U lirua përfundimisht në 17 shtator 1990 nga burgu i Spaçit, pasi kreu 24 vite burg gjithsej.

Burimi: https://kujto.al/45-vjetori-i-revoltes-se-spacit-dosja-e-plote-e-ngjarjes-shkaqet-pasojat-dhe-xhelatet/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.