Ka lindur në Lusën të Kukësit në 25 maj 1944 dhe aktualisht jeton në SHBA, ku ka shkuar pas viteve ’90-të. I ati, Tahir Kolgjini, mësues, ish-drejtor policie dhe ish-prefekt, u arratis para se ajo të lindte. Në vitin 1953, e internojnë familjarisht në Tepelenë me nënën, të vëllain dhe motrat. Atje qëndron dy muaj sepse bashkë me motrat Sanije dhe Fatime dhe vëllanë, Ahmetin, i lirojnë nga kampi ndërsa nënën dhe një motër i mbajnë aty edhe për disa muaj. Jetojnë për disa vite te një i afërm në Lusën. Pas kësaj periudhe, i bashkohet nënës dhe pjesës tjetër të familjes në Plug të Lushnjës, ku i kishin internuar pas Tepelenës. Ndërron disa vendbanime deri në vitin 1972 duke u zhvendosur, sipas radhës, nga Plugu, në Savër, Gjazë e së fundi në Çermë. Eshtë martuar me z.Fadil Kupi, nipi i Abaz Kupit, komandatit të mbrojtjes kombëtare në 7 prill 1939.

Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VIII, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2022
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.