Sipas një shkrimi të botuar në gazetën "Zëri i popullit" me titull "Gjyqi i kulakëve të Zëmblakut", Shefqet Saliu u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Në artikull shkruhej:

Më 19 mars 1951‚ në katundin Zemblak të rrethit të Korçës, u zhvillua gjyqi kundër të arrestuarve Abdyl Kalaja, Fuat Kulla, Shefqet Saliu dhe Nevruz Kulla.

Gjykata Ushtarake e rrethit të Korçës dënoi me vdekje dhe me humbjen e të drejtave civile për gjithnjë‚ Avdyl Kalanë dhe Fuat Kullën‚ duke u bërë ekzekuitmi i tyre me varje në litar. Nevruz Kulla dhe Shefqet Saliu u dënuan me nga 20 vjet privim lirie, me punë të detyruar dhe me humbjen e të drejtave civile për 5 vjet.

Vendimi i gjykatës u prit me duartrokitje dhe brohoritje ‟Rroftë drejtësia popullore” nga afro 2000 (dymijë) fshatarët që asistonin në zhvillimin e gjyqit”. "Zëri i Popullit”, 22 mars 1951, fq. 2

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.