Baba  Shefqeti i Koshtanit  lindi në vitin 1885. Shërbeu për një kohë të gjatë në teqenë e Koshtanit, që ishte kthyer në vatër të shqiptarizmës. Mik i ngushtë i Shehut të Toçit, Babait të Gllavës dhe Baba Ali Tomorit, me të cilin do pushkatoheshin në të njëjtën natë.  Ishte një antifashist i vendosur. Teqeja e tij u bë një qendër ku kuroheshin partizanët apo nacionalistët e plagosur. Por ishte gjithashtu një antikomunist i vendosur.  Arrestohet në dhjetorin e vitit 1946 dhe dënohet më 17.11.1947. Ekzekutohet më 14 janar 1948.

Burimi: Mos harroni, jemi edhe ne! Autor: Reshat Kripa
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.