Lindi në vitin 1920 në fshatin Luftinjë, Tepelenë. U arrestua më 12 (ose 16) tetor 1948 për angazhimin e tij në Revoltën e Zhapokikës. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës më datë 04.06.1949 u dënua me 20 vjet burg. Akuza e ngritur nga prokurori ushtarak ishte për krime kundër pushtetit popullor. Pas gjykimit, iu sekuestrua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme.

U lirua pasi kreu 17 vite e 22 ditë burg.

 

Burimi: Arkivi i Ministrisë së Brendshme; Revolta në Zhapokikë, 1948, Xhezo Cana, ISKK, Tiranë 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.