Lindi më 1900, në Trush, Shkodër. Më 19 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit», me burg të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Më 27 korrik 1946, me vendim nr. 151, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të kriminelit të luftës», Shaqir Heta, nga katundi Trush, Shkodër.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 220.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.