U lind më 14 maj 1968 në Tiranë. Në vitin 1987, ishte ushtar kufiri. Bisedoi me vëllezërit për t'u arratisur, por ndërkohë që përgatitej plani, i cilu u mësua edhe nga disa shokë të vëllezërve, e arrestuan. Edhe vëllezërit e tij, Fadil Daja (vëlla prej nëne) dhe Avdi Cani u arrestuan.

Selimi pati një proces të gjatë hetuesie, prej 15 apo 17 muajsh, gjatë së cilës pësoi edhe një krizë nervore dhe u shtrua në spital. Si përfundim, u dënua me 6 vjet heqje lirie dhe u dërgua në Qafë-Bari. Edhe vëllezërit dhe shoku i vëllait, morën dënime të ndryshme. Dënimin më të gjatë, me 12 vjet heqje lirie, e mori Fadil Daja, i cili kishte qenë dhe më parë i dënuar politik.

U lirua me dekret në kohën kur nisën ndryshimet politike në vend.

Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi VI, Intervistoi Luljeta Lleshanaku, ISKK, Tiranë 2020
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.