Nacionalist, shtarak.Lindi më 7 gusht të vitit 1907, në Krujë, ku mbaroi dhe shkollën qytetëse. Shkollën e plotësimit të oficerëve e kreu në Tiranë, kurse të lartën në Akademinë Ushtarake të Modenas, në Itali. Pas studimeve, u emërua shef i zyrës ushtarake të rekrutimit, fillimisht në Berat e, më vonë, në Korçë. Në nëtor të vitit 1941, kur Mustafa Krujamori Kryesinë e Këshillit të Ministrave, u emërua adjutant i Kryeministrit deri në dorëheqjen e tij më 3 janar 1943. Në shtator 1944 u bashkua me forcat nacionaliste të Abaz Kupit dhe u emërua komisar i kompanisë së Qafë-Shtamës. Pas largimit të Abaz Kupit, vazhdoi rezistencën kundër forcave komuniste. U vra në përpjekje me forcat e sigurimit në Fushë-Milotit më 18 korrik 1946. Familja e tij, që ndërkaq qe internuar në Berat, u lirua më 31 korrik 1946.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 304
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.