Ish i burgosur politik i regjimit komunist. I dënuar me nenin 55 "Për agjitacion e propagandë", ai vuajti plot 8 vite të rënda burgim, pjesën dërrmuese në burgun e Sapaçit, duke u përballur me punën e rëndë në minierat e piritit, dhe jetën e vështirë të qelive.  I lindur në vitin 1933,  Seit Vorpsi u rrit në një familje tiranase,  me traditat më të mira,  ku i ati Shaqir Vorpsi, vit pas viti kishte ndërtuar një ekonomi të mirë për familjen e tij. Por shpejt, jeta e qetë e familjes së tyre do të përmbysej. Vendosja e regjimit komunist do të shënonte një varg goditjesh në familje, duke nisur  me sekuestrimin e pronave dhe dënimin e të atiti Shaqir Vorpsi në vitet '50-të, mbatjen nën survejim e presion psikologjik për vite me rradhë të gjithë familjes prej strukturave të Sigurimti të Shtetit, e më pas edhe dënimin e Seit Vorpsit për agjitacion e propagandë. Provoi tortura të tmerrshme gjatë muajve të hetuesisë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.