Lindi më 1887, në Ersekë. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e deklaroi fajtor "për krime gjatë L. N. Çl." U dënua me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e përhershme të të drejtave elektorale. Vdiq në burgun e Burrelit, më 10 shkurt 1947. Më 29 prill 1946, me vendim nr. 15, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor i Nënprefekturës së Kolonjë urdhëroi "sekuestrimin e gjithë pasuris së Skënder Hasan Dumes , bashkë me dy xhaxhallarët e tij Selman e Sefedin Dume : 2 dyqane, 1 shtëpi. Në Starje, Koliovos, Pollovos, Gurguç, Berdishte etj. 1 shtëpi, 13 ara, 2 luadhe, 1 bahçe. Sefedini i dënuar ka Gruan, dy Djem minore dhe 4 Çupa të pa martuara".

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.511-512. Gazeta Zyrtare, 15 korrik 1946, f. 4-5; 30 korrik 1946
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.