Sazan Nasufi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sazan Nasufi |
Vendlindja: | Dibër |
Vendbanimi: | Berat |
Datëlindja: | 1937 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 5/1945 |
Fundi i Internimit: | 4/7/1990 |
Lindi në vitin 1937, në Dibër. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Beratit, prej majit të vitit 1945 deri më 4 korrik 1990.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 16