Sazan Nasufi Dine djali i Fiqiriut, lindur më 9/4/1937, në Maqellarë, Dibër. U internua "për motive politike" bashkë me dy vëllezërit dhe motrën, në maj të vitit 1945, në Berat. Pas dy vjetësh e transferojnë nga Berati ne Kuçovë. Më vonë transferohet ne Shijak, pastaj në Valias dhe përsëri në Berat. Nga Berati transferohet në kampin e tmerrshëm të Tepelenës në vitin 1949. Më vonë transferohet në Porto Palermo dhe kthehet përsëri në Tepelenë. Në vitin 1953 transferohet nga Tepelena në Savër të Lushnjes dhe në vitin 1969 transferohet bashkë me familjen në Gjazë të Lushnjes. Lirohet nga internimi në 4 korrik te vitit 1990. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Tirana në Berat, Kamëz Tiranë, Tepelenë, Radostinë Fier, prej maj 1945 deri më 4 korrik 1990. Jeton familjarisht në New York.

Burimi: Dine Dine: Intervistë pranë ISKK, 13 shtator 2013; Jozef Radi: Savra.internim, log. i cit, f. 12; AISKK, F. 1. V. 2013. D. 5/1. Fl. 365-366
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.