Djali i Hysni Demës. Lindur më 1935, në Dibër. Periudha e burgimit 3/8/1951-1/8/1955. Në nëntor 1944: forcat partizane e nxjerrin familjarisht nënën me 5 fëmijë nga shtëpia në Tiranë dhe i internojnë në Berat; pastaj në kampin e Kamzës. 1948: ai me nënën e të motrën, qëndrojnë për një vit në kullën e kalasë së Krujës. 1951: tenton të arratiset nga kampi i Tepelenës, për të arritur tek i ati në Greqi, por diktohet e kapet. Më 17 maj 1951, pa i mbushur ende 16 vjeç, u dënua me 4 vjet burg, me vendim nr. 62, nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, “për arratisje nga kampi i Tepelenës“. Ndërsa vuante burgimin e radhës në Porto Palermo, më 1952, arrin të arratiset nga vendi.

 

 

Burimi: Rudina Dema cit. në Fatbardha Saraçi Mulleti: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë, ISKK, Tiranë 2013,intervistë me Rudina Demën f. 482-483.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.