Lindi më 1915, në Kolesian, Kukës. Pas shkollës fillore të Kolesjanit, me rezultate shumë të larta, i etur për dije, vazhdoi studimet në një shkollë zooteknike në Itali, pas përfundimit të së cilës kreu studime në një kurs 1-vjeçar ushtarak n/oficerësh me rezultate të mira, ku mori gradën kapter. Me këtë gradë shërben në ushtrinë italiane në Kosovë (Prishtinë, Gjilan) deri në vitin 1943. I rënë në kontakt me eksponentë të LNÇSH, si atdhetar i flaktë që ishte, dezerton nga ushtria italiane dhe vjen në Lumë ku kërkon të aktivizohet në Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Lumë kundër pushtuesve fashistë. Në tetor 1944, radhitet në Brigadën XXIV Sulmuse të Lumës me detyrën e intendentit të batalionit, deri në përfundimin e misionit luftarak të saj në maj 1945. Pikërisht ditët e fundit, ai transferohet me detyrën e komandantit të togës së artilerisë në Brigadën XXII Sulmuese të Divizionit V, që vepronte në Jugosllavi, por në mënyrë enigmatike arrestohet më 11.07.1945 në Gostivar e gjykohet në Gjykatën e Divizionit.

Më 28 korrik 1945, me vendim nr. 32, Gjykata Ushtarake e Divizionit Sulmues Gostivar e dënoi "për organizator grupesh për dezertim në radhët e ushtrisë dhe përgatitje për atentate", me vdekje, pushkatim. Akuzohej që kishte qëllim të bashkohej me Muharrem Bajraktarin.

Vendimi u ekzekutua pa pritur miratimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake , që doli 2 muaj pas pushkatimit të tij, më 3.9.1945.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 318
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.