Lindi në Konicë, më 1925. Gjatë luftës u rrjeshtua në radhët e organizatës së Ballit Kombëtar.  Më vonë u inkuadrua në Komitetin «Shqipëria e Lirë». Ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1947, bashkë me të vëllanë, Njaziun.  Në vitin 1950 u kthye me mision në Shqipëri, por u kap me tradhti dhe u burgos.

Sipas të vëllait, Agim Bardha, kur e ëma shkoi ta vizitonte Samiun në burg, në Tiranë, në vitin 1952, e pa që ishte dobësuar jashtëzakonisht dhe e kishin torturuar.

Pas dy vitesh tortura në hetuesi, u pushkatua më 1953, pak pasi familja u arratis.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.