I biri i patriotit të Rilindjes Kombëtare, Gjon  Shyti Jubani që u cilësua armik gjatë regjimit komunist. I ati ndërroi jetë kur ai ishte ende shumë i vogël. Në vitin 1948, familjes iu mohua pensioni që përfitonte si familje patrioti. Salvatori ishte 7 vjeç, kur bashkë me të ëmën, vëllezërit dhe motrën i internuan për dy vjet në kampin e Tepelenës, nga viti 1949-1951. Shkak u bë edhe arratisja e vëllait të madh, Ndocit, para se të vendosej regjimi komunist, i cili kishte qenë polic në kohën e Mbretërisë dhe kishte mbajtur qëndrim antikomunist gjatë Luftës.

Pasi u kthye në Shkodër, nisi punë si çirak që në moshën 10 vjeç.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.