Lindi më 1910, në Poshnje të Beratit. Më 15 mars 1978, me vendim nr. 37, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Arsyeja e vërtetë ishte dënimi me pushkatim i të birit me akuzën që do të hidhte në erë të kombinatit të tekstileve, për të cilën Sakoja tha “im bir nuk e di ku ndodhet kombinati dhe jo më ta hidhte në erë”. Ai ndërroi jetë në burg në moshën 78-vjeçare. Familja i gjeti eshtrat në varrezat e fshatit Panahor të Aranitas të rrethit të Ballshit.

 

Burimi: jalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.