Sabri Beqir Muçaj vjen nga një familje me emër në Labëri. Ai kreu shkollën fillore pranë shkollës Avni Rustemi në Vlorë. Më pas studioi në shkollën e mesme Zosimea në Janinë dhe më pas, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Bolonjës në Itali për ekonomi. Ai shërbeu si drejtor i Bankës Bezhani, gjeneral në zonën e Gjirokastrës në vitin 1937-1943. Ai ishte drejtues i Shkollës Tregtare në Vlorë për 20 vite me radhë. Ishte një ndër themeluesit dhe financuesit e Partisë Balli Kombëtar. Kishte 4 fëmijë. Pasuria e tij përbëhej nga 12 pllaka ari, vila përballë shtëpisë së Eqerem Bej Vlorës, kinkaleria e madhe pranë rrugës "Qeriba Derraj". Familja e tij u përndoq politikisht. Ai ishte përkrahës i kulturës dhe artit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.