Lindi në Koplik të Shkodrës, në vitin 1932. Me vendim nr. 182, datë 27 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me diversantët" dhe për "shpërndarjen e materialeve propagandistike në favor të UDB-së Jugosllave" dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 561, datë 27 tetor 1951, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 233
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.