Lindi më 1929, në Shkodër. Më 11 maj 1955, me vendim nr. 22, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për "krimin e tradhtisë ndaj atdheut, agjitacion e propagandë dhe moskallëzim krimi kundër shtetit" me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale 5 vjet.

Në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, përmendet sesi i akuzuari kishte nisur veprimtarinë armiqësore që në vitin 1947, në vitet e gjimnazit, kur kishte krijuar bashkë me të dënuarin Mark Prela, një grup antipushtet që udhëzohej nga "Bashkimi shqiptar", i cili, "ishte në shërbim të agjenturave të huaja". I gjykuari akuzohej se si nënkryetar i këtij grupi, kishte agjituar te elementët e pakënaqur dhe kishte pasur marrëdhënie me diversantët edhe në vitet e mëvonshme deri në vitin 1954, kur u arrestua, ndërsa kryente shërbimin ushtarak në Burrel.

Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 443-444
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.