Lindi në Shkodër më 26.11.1918. Kreu kolegjin franceskan në Shkodër, mandej studimet e larta për filozafi e teologji në Austri. Shërben si famullitar në disa krahina të Shqipërisë së Veriut. Mbledhës i folklorit. Arrestohet nga regjimi komunist në vitin 1946 i akuzuar për "pjesëmarrje në kryengritjen e Postribës" dhe lirohet në vitin 1948. Arrestohet sërish në vitin 1956 dhe dënohet nga gjykata ushtarake me vdekje me akuzën për tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë. Dënimi i kthehet me burgim të përjetshëm. Vdes në burgun e Burrelit në vitin 1965.

 

Burimi: P.Pepa, Lavdia dhe tragjedia e Klerit, 200
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.