Lindi më 1912, në Lushnjë. Në vitin 1928-të, u regjistrua në Kolegjin Internacional “Monte Maria” të Romës (shkollë tre-vjeçare), të cilën e mbaroi në vitin 1930-të. Pas kësaj, u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi mësimet në Shkollën Tregtare të Vlorës, të cilën e mbaroi në vitin 1933. Pas kësaj, ai studioi në Institutin Tregtar Italian të Selanikut, ku u diplomua për Raxhioneri (Financë). Pasi u kthye në Shqipëri, fitoi një konkurs dhe iu dha e drejta për të punuar si sekretar-konsulent financiar, në Dhomën e Tregtisë të qytetit të Elbasanit.

Kundërshtoi pushtimin italian dhe u internua në Itali. Kur u kthye në Shqipëri, u arrestua nga italianët në 7 nëntor 1941 dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës dhe Elbasanit, nga u lirua në nëntor të vitit 1945. Tre vëllezër të tij dolën partizanë. Dy mbetën dëshmorë gjatë luftës. Në nëntor 1945, komunistët arrestuan babanë e Rexhaiut, Tekiun, por pasi u mësua se ishte babai i tre partizanëve, e liruan.

Në fillim të 1945-ës, u arrestua Rexhaiu. Më 7 qershor 1945, me vendim nr. 74, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "krime lufte" dhe e dënoi me 5 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Gjatë dënimit, punoi në kampin e Vloçishtit. U lirua në maj të vitit 1949.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, f. 49-50
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.