Lindi në Tiranë, nga një prej familjeve më të njohura të kryeqytetit. Pas shkollimit fillor dhe atij të mesëm të kryer në qytetin e tij, në vitin 1931, përfundoi Akademinë Ushtarake të Rexhio Emilias. Sipas buletinit zyrtar të Ministrisë italiane të Luftës, të cilit i referohet Astrit Jegeni, Reshati ishte pjesë e ushtrisë italiane, nëntoger i armës së këmbësorisë. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ai jep dorëheqjen nga kjo ushtri, por të dhënat për datën e dorëheqjes nuk përputhen. Gjatë jetës civile, ishte pjesëmarrjes në të gjitha revoltat dhe demonstratat, pa iu shmangur aktiviteteve antifashiste. Në vitin 1942 u inkuadrua në Organizatën e Ballit Kombëtar, ku duke bashkëpunuar me Halim Begenë, Sulejman Lleshin, Hamid Shehin, Seit Demnerin etj., u shqua për aftësi organizative. Falë bindjeve nacionaliste dhe kulturës së tij, në nëntor të vitit 1943, e caktuan komandant të Rinisë së Ballit Kombëtar, të cilën e organizoi dhe e udhëhoqi  në luftë kundër pushtuesit. Dy vjet pas mbarimit të luftës, sikurse disa të tjerë, edhe Reshatin e priti një fund tragjik. E arrestuan në nëntor të vitit 1946 dhe e pushkatuan shumë shpejt pas vendimit për dënim me vdekje të datës 30-1-1947 të dhënë nga Gjykata Ushtarake. E veja me tre djemtë jetimë u internuan në Burrel ku e detyruan të punonte në llaç.

 

Burimi: Marsida T.Najdeni e mbështetur në të dhëna të marra nga familja dhe nga botimet

Burimi: najdeni.com
Burimi: “Masakrat mbi familjet e mëdha” , Uran Butka
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.