Reshat Besim Mema lindi më 22 maj 1918 në një familje të hershme tiranase dhe patriotike. Babai i tij përmendet si patriot nga Hafiz Ibrahim Dalliu në librin "Patriotizma në Tiranë" me numër 124 në listën e Dalliut, ka kontribuar për shpalljen e Pavarësisë. Reshati ishte një tregtar modern, me një biznes të konsoliduar bojërash, kinkalerie, edhe materialesh organike. Mallin e importonte vetë nga Italia. Ishte njohës i mirë i italishtes, gjuhë që e përdori shpesh gjatë marrëdhënieve kontraktuale me disa firma të ndryshme italiane për të cilat ai hapi filiale në Tiranë. Në revistat e kohës gjehen shumë reklama marketingu të biznesit të Reshat Memës. U arrestua nga komunistët si mbështetës i Abaz Kupit pasi kishte marrë pjesë me armë në çetën e Kupit për të mbrojtur atdheun. Iu konfiskua e gjithë pasuria. Ndërsa herën e dytë u arrestua si i dyshuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovietike. Pas këtyre vuajtieve në birucat komuniste dhe humbjes së pasurisë, ai bëri një jetë të mënjanuar ku u dedikua si baba fëmijëve të tij. Më 31 gusht 1995 i miratohet statuti si i përndjekur politik. Po ashtu në muzeun "Shtëpia me Gjethe" emri i tij është në listën e të përndjekurve me numër 10311.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.