Më 23 shkurt 1951, Reiz Selfo arrestohet dhe tri ditë pasi e mbajtën në hetuesi mes turturash çnjerëzore, merret vendimi për ta pushkatuar bashkë me 21 intelektualë të tjerë, si të dyshuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Ekzekutohet më 26 shkurt 1951.

Burimi: https://kujto.al/familja-selfo-ndihmoi-financiarisht-enver-hoxhen-ai-ua-kthen-borxhin-me-vrasje/

Lindi në Gjirokastër. U shqua si një nga sipërmarrësit e aftë në tregti dhe në ndërtim. Disa nga veprat, si Firma “Selfo” në Vlorë, Ura e famshme e Dragotit mbi lumin Vjosë, Ura e Bënçës në Tepelenë, disa shkolla, ndër to, Gjimnazi në Gjirokastër dhe shumë të tjera, janë tregues të qartë të ndihmesës së tij për lulëzimin e Shqipërisë.
Burimi: https://dosjet.gov.al/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.