Lindi në 1924, në Gjirokastër. Student në shkollën Tregëtare në Romë. Kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në lëvizjen Bashkimi Demokrat (grupi i Legalitetit). Arrestuar më 19 janar 1946. Më 2 korrik 1946, me vendim nr. 5, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi si "armik i popullit dhe sabotator i pushtetit" me 30 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike baras me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Liruar më 1 dhjetor 1962.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 192
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.