Lindi më 1903, në Mbyet, Fier. I biri i Sulo Hoxhës dhe Meleqe Vrionasit. Më 8 dhjetor 1951, me vendim nr. 112, Gjykata Ushtarake Durrës e dënoi “për tentativë arratisje jashtë shtetit”, me 4 vjet burg. Sipas familjarëve, arsyeja e vërtetë e dënimit ishte afërsia familjare me ish-deputetin dhe ish-ministrin Qemal bej Vrioni të dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special. Pas dënimit, Refat Hoxhës iu sekuestrua e gjithë pasuria dhe pronat duke u trajtuar si kulak. Familja e tij prej 5 djemsh e 4 vajzash jetoi në një kasolle pa asnjë të ardhur.

Refati ndërroi jetë në burg në rrethana të paqarta për familjen dhe eshtrat nuk i janë gjetur as sot.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 273.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.