Lindi në vitin 1920, në Bllacë të Pogradecit. Me vednim nr. 17, datë 3 prill 1973, Gjykata e Rrethit të Pogradecit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie si dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. Me vendim nr. 43, datë 20 shtator 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe përfundimisht e dënoi me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 162
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.