Lindi më 17 gusht të vitit 1922, në fshatin Moçan të Korçës. Më 19 prill 1954, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për "kryerjen e detyrave të agjenturës së huaj", dhe e dënoi me vdekje me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Por më 7 qershor të po atij viti, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia uli dënimin në 25 vjet burg (dënim i kombinuar).

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 519
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.