Lindi më 1912, në Drizar, Fier. Ka qenë oficer karriere dhe ka mbaruar studimet e larta në Bolonjë për Akademi Ushtarake.

Është pushkatuar më 1945. Më 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e dënoi si «armik i popullit, duke qene pjesëtar i Organizatës së Ballit Kombëtar, ka qenë oficer karriere dhe ka bërë agjitacion e propagandë», me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 230.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.