Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues shqiptar.

Lindi në Shkodër më 6 mars të 1922 në lagjen Rus i Vogël, i biri i Kasëmit dhe i Sanies. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku dhe kaplohet nga idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit "Malet tona". Në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik, 1938-'39. Dy vjet më pas u burgos nga regjimi fashist në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun. Ndoqi studimet në Firence për juridik, 1941-'43. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë n'institutin "Donika Kastrioti" e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen.

U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postrribës prej nderimit që gëzonte si një ndër intelektualët e kohës por edhe pse i kishte braktisë «mëkatet e rinisë». Vdiq në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.

Burimi: Fjalori enciklopedik shqiptar ─ Tiranë, FESH, 2008/ Kaloçi D. Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19./ Bushati N.Metropol (gazetë), 28.11.2011/ OBOPUS BGFIEND v. 21, 10 prill 1952
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Ditaret e Qemal Draçinit, poetit shkodran që vdiq nën torturat e Sigurimit

Ditarët e Luftës dhe ngjarjet që nuk i shkroi kurrë...Çfarë e lidhi dhe çfarë e Lexo më shumë