Qamil Murrizi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Qamil Murrizi |
Vendlindja: | Kavajë |
Vendbanimi: | Lushnje |
Datëlindja: | 20/5/1930 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 20/6/1966 |
Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 20 maj të vitit 1930. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në rrethin e Lushnjës, prej datës 20 qershor të vitit 1966 deri më 30 shtator të vitit 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 418